Deri në 2019-n Turqia do të ketë gati modelin e automobilit vendor

0
115

Ministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Faruk Ëzly (Faruk Özlü) ka paralajmëruar se deri në vitin do të jetë gati modeli i parë i automobilit 100% vendor në Turqi.

Ministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Faruk Ëzly (Faruk Özlü) tha se objektivi në lidhje me automobilin vendor, çështje të cilën e solli në qendër të vëmendjes edhe një herë Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në fjalimin drejtuar sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Dhomave dhe Bursave të Turqisë (TOBB), është që modeli i parë të jetë gati deri në vitin 2019.

Duke iu referuar thirrjes së Presidenti Erdoan bërë disa vite më parë “Kërkoj një sypatrembur për të prodhuar në Turqi automobilin e markës tonë vendore”, Ëzly tha se pas kësaj thirrjeje në kuadër të ministrisë filluan punimet nga Këshilli i Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike (TÜBİTAK) në drejtim të markës vendore.

Pas marrjes së detyrës së ministrit çështjen e shqyrtuam edhe një herë, sqaroi Faruk Ëzly dhe e vijoi me këto fjalë deklaratën: “Nxorëm një model të ri pune, një model ku sektori privat do të jetë pararojë dhe do të mbështetet nga shteti, kjo do të thotë që projekti do të realizohet nën udhëheqjen e sektorit privat”.

“Vitin e kaluar në Turqi janë prodhuar më shumë se 1,5 milionë automobila dhe 76% e këtyre janë eksportuar. Turqia është një vend eksportues në sektorin automobilistik. Kemi një industri që prodhon pjesë këmbimi për kompanitë automobilistike më prestigjioze të botës. Gjëja e vetme që mungon këtu është marka vendore. Urojmë që ky punim të jetë ai i nevojshmi për krijimin e një marke vendore”, u shpreh ministri Ëzly.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here