Banka më e mirë islame në Britani

0
96

Banka e Londrës dhe e Lindjes së Mesme (BLME), me seli në Britani të Madhe, biznesi i së cilës bazohet kryekëput në Sheriat, ka fituar çmimin e bankës më të mirë islame në Britaninë e Madhe nga ana e lajmeve financiare islame, e kjo në bazë të anketës, e cila u realizuar në vitin 2010.

Çmimi i lajmeve financiare islame konsiderohet nga më transparentët dhe më gjithëpërfshirësit. ky është viti i gjashtë që ka filluar të ndahet çmimi, por këtë vit numri i votave është rritur për 26 % në krahasim me vitin e kaluar.

Çmimet u ndahen ofruesve më të mirë të shërbimeve financiare, si dhe sektorëve speciale ku hyjnë emetuesit e financave islame, investuesve, ndërmjetësuesve financiarë jobankarë dhe organeve qeverisëse.

Çmimi zyrtarisht do të ndahet në muajin shkurt nga ana e lajmeve financiare islame. Ky çmim e bën BLME si ofrues të shërbimeve me kualitet të lartë, gjithashtu atë e bën edhe lider në tregun e Britanisë së Madhe sa i përket mënyrave të reja të zhvillimit.

“Derisa 2010 ishte një vit i vështirë për industrinë globale bankare, ne kemi punuar pandërprerë për të mbajtur në një nivel të lartë ofrimin e shërbimeve të mënyrës më të re të zhvillimit”, deklaroi drejtori i BLME Humphrey Percy.

“Ne edhe më tej do të vazhdojmë me zhvillimin pozitiv në pesë fushat kryesore të biznesit, e sidomos në menaxhimin e pasurisë dhe bankave private. Duke hyrë në vitin 2011 ne jemi plotësisht të përgatitur të përballemi me sfidat e shoqërisë post recesionale në të gjithë Evropën dhe Lindjen e Mesme, dhe jemi të sigurt se do të vazhdojmë të ndikojm

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here