Stamboll, fillon Samiti i Këshillit Atlantik

0
58

Në këtë samit që mbahet për herë të tetë, marrin pjesë drejtues shtetesh dhe drejtorë Ekzekutivë të kompanive të mëdha ndërkombëtare të energjisë

STAMBOLL (AA) – Ka nisur punimet Samiti i Këshillit Atlantik 2017, në Stamboll, me pjesëmarrjen e drejtuesve të shteteve dhe disa kompanive ndërkombëtare të energjisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilli i Atlantikut është një organizatë think tank me qendër në SHBA. Në këtë samit që mbahet për herë të tetë, i cili do të zgjasë dy ditë, marrin pjesë drejtues shtetesh dhe drejtorë Ekzekutivë të kompanive të mëdha ndërkombëtare të energjisë.

Tema për këtë vit është “Forcimi i Konsensusit Transatlantik në Rajonin e Trazuar”. Në të marrin pjesë përfaqësues nga 45 vende të botës, ndërsa parashikohen takime të hapura, tryeza të rrumbullakëta dhe takime të veçanta.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë për situatën globale të energjisë, të ardhmen e menaxhimit të energjisë, forcimin e bashkëpunimit dhe tregtisë në rajonin e Mesdheut Lindor, shtimin e mundësive për furnizimin me gaz natyror të Evropës, tema që kanë të bëjnë me rrjete globale dhe rajonale të tregjeve energjetike, si dhe roli i Turqisë, etj.

Këshilli Atlantik
Këshilli Atlantik është me qendër në Uashington të SHBA-së. Në organizimet e saj në Samitet e Ekonomisë dhe Energjisë në Stamboll prej 7 vitesh, kanë marrë pjesë shumë përfaqësues shtetesh, drejtues të kompanive të mëdha, specialistë të fushës së ekonomisë dhe energjisë, të cilët kanë diskutuar për tema të ndryshme aktuale që kanë të bëjnë me këto fusha.

Këshilli takon në mbrëmjet gala të organizuara çdo vit në Uashington dhe Nju Jork, drejtues shtetesh, përfaqësues të lartë të kompanive më të mëdha ndërkombëtare, etj. Në këtë pikëpamje, këshilli gëzon një respekt të gjerë në arenën ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here