Çfarë të bëj me veturën e blerë me kamatë?

0
298

Pyetja:

Hoxhë i nderuar, para 8 muajsh i bëra dokumentat gati për të marrë veturë me kredi pa ia vënë veshin se çfarë thotë Islami për kamatën, mirëpo 3 apo 4 muajt e fundit kam lexuar shumë për kamatën dhe njëkohësisht fal 5 vakte namaz dhe tani jam i dëshpëruar. Ndihem keq, s’kam fuqi financiare që veturën të cilën e kam marrë ta paguaj menjëherë dhe dua të di se çfarë duhet të bëj në kësi rasti. Unë jam penduar, mirëpo ai pendimi im nuk mundet të tejkalohet pasi kredinë e kam për 5 vite ndërsa nga ana tjetër s’kam të ardhura që ta mbuloj përnjëherë, pasi jam student dhe s’kam të ardhura mujore etj.. E gjithë kjo më intereson se a ka rrugëdalje të menjëhershme apo?
Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Falënderojmë Allahun e Lartësuar që ju udhëzoi në rrugën e drejtë dhe ju kuptuat dëmin e mëkatit që keni bërë. Pika e parë që duhet të bëni është që ju të pendoheni sinqerisht tek Allahu i Gjithëmëshirshëm, për këtë vepër dhe të ndieni keqardhje e mërzi. Patjetër pendimi nga mëkati duhet të shoqërohet me keqardhje dhe pishmanllëk, pastaj të mundoheni të gjeni rrugëdalje konkrete që të pastroheni nga barra e kësaj kontrate dhe të dilni sa më shpejt nga kjo gjendje në të cilën jeni ngarkuar. Mendojmë se ju duhet të kërkoni nga ata që kanë mundësi materiale që t`ju japin borxh dhe ta bëni pagesën e kërkuar menjëherë, për t’u liruar nga kjo kontratë kamatare. Vazhdoni të hulumtoni mundësitë te njerëzit që i njihni dhe me lejen e Allahut, nëse ju e jepni mundin, Allahu i Plotfuqishëm do t`ju gjejë rrugëdalje. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi
31.5.2009

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here