A është e vërtetë që nuk i pranohet sadakaja apo zekati atij personi që është i përzier me kamatë?

0
164

Pyetja:

Selam alejkum!

Vëllezër kam një pyetje: A është e vërtetë që nuk i pranohet sakaja apo zekati atij personi që është i përzier me kamatë, qoftë ai edhe dhënës i kamatës?

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Personi i cili punon me kamat, pa marrë parasysh se në çfarë forme, pasuria e tij e tëra nuk është haram, por pasuria e tij në jurisprudencën islame trajtohet si pasuri e përzier me haram. Prandaj themi se nëse ai jep sadaka nga ajo pasuria konkrete e kamatës, atëherë atij nuk i pranohet as sadakaja, as zekati, as haxhi, etj. Por nëse ai këto i bën me pasuri të përzier me kamatë dhe me fitime të tjera, atëherë nuk mund të mohohen në tërësi këto veprime si të papranuara. Për këtë edhe i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, kur thirrej në gosti nga çifutët në shtëpitë e tyre, ai përgjigjej dhe hante nga pasuria e tyre, edhe pse ata punonin me kamat, pasi pasuria e tyre ishte përzier. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here