A lejohet ruajtja e parave në bankë ?

0
283

Pyetja:

A lejohet ruajtja e parave në bankë ?

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ajo që njihet tani pothuajse në të gjitha bankat është se forma e deponimit të parave nuk është e njejtë, pra kemi disa lloje të hapjes së llogarive bankare.

Duke e pasur parasyshë këtë themi se në esencë është e lejuar deponimi i prave në bankë, nëse për këtë kemi arsye, por është e kushtëzuar që të deponohen në llogari në të cilat nuk ka kamatë. Kurse llogaritë në të cilat ka kamatë është e ndaluar të deponohen dhe të përfitohet nga kjo.

E cekëm më lartë se kjo është e lejuar nëse kemi arsye apo jemi të nevojshën (si p.sh. kemi frikë nga vjedhja, etj) dhe nëse nuk kemi nevojë nuk lejohet, pasi gjatë deponimit të parave neve në atë aktmarrveshje pajtohemi që banka të ketë të drejtë në përdorimin e atyre parave në bizneset apo transakcionet që kryhen nga ana e saj, e në ato biznese është e mundur që të ketë edhe kamatë, kështu që parat tona në formë indirekte marrin pjesë në procese të tilla. Prandaj themi në rast se nuk kemi nevojë nuk lejohet. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

13.02.2006

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here