Mong Hyun-Yoon: Është koha që Turqia të bëjë një kërcim të fuqishëm ekonomik

0
179

President i kompanisë koreanojugore të automobilistikës, “Hyundai Assan”, deklaroi të martën se Turqia ka potencialin e nevojshëm për të bërë një kërcim të fuqishëm në fushën e ekonomisë…

Mong Hyun-Yoon, president i kompanisë koreanojugore të automobilistikës, “Hyundai Assan”, deklaroi të martën se Turqia ka potencialin e nevojshëm për të bërë një kërcim të fuqishëm në fushën e ekonomisë.

Drejtuesi i kësaj kompanie me investime kolosale në Turqi theksoi se rezultatet e referendumit për reformën kushtetuese, që u mbajt më datë 16 prill, janë reflektuar pozitivisht në ekonominë e vendit.

Pasi shprehu besimin e tij për ekonominë turke dhe vuri në pah potencialin madhor të Turqisë, Mong Hyun-Yoon sqaroi se “mosha mesatare në Korenë e Jugut është 40 vjeç, ndërsa në Turqi 30 vjeç apo edhe më pak; gjë që do të thotë se popullsia dhe burimet njerëzore të Turqisë kanë një moshë shumë të re”.

E parë në këndvështrimin global – nënvizoi shefi i gjigandit automobilistik koreanojugor – Turqia është një treg i madh, gjeografikisht pozicionohet në portat e Evropës dhe tregu po rritet gjithnjë e më tepër si rezultat edhe i eliminimit të problemeve në Iran.

“Turqia është një vend me avantazh edhe sepse pozicionohet në të njëjtën kohë pranë tregjeve ndërkombëtare. Besoj se është koha që Turqia të rritet ekonomikisht edhe më shumë duke shfrytëzuar potencialin e saj të madh”, tha mes të tjerash presidenti i kompanisë “Hyundai Assan”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here