Bursa e Stambollit arrin majën historike me vlerë tregu totale në mbi 718 miliardë lira turke

0
132

Kompanitë e regjistruara në Bursën e Stambollit shënuan të hënën në mëngjes nivelin e tyre më të lartë historik duke arritur një vlerë tregu totale në mbi 718 miliardë lira turke…

Kompanitë e regjistruara në Bursën e Stambollit shënuan të hënën në mëngjes nivelin e tyre më të lartë historik duke arritur një vlerë tregu totale në mbi 718 miliardë lira turke (rreth 200 miliardë dollarë).

Falë edhe rritjes së interesit të investitorëve të huaj për Bursën e Stambollit, Indeksi Kombëtar “BIST 100” regjistroi nivelin më të lartë që prej datës 22 maj 2013 me 92.423,93 pikë përqindje duke bërë që vlera totale e tregut të kompanive të kapë majën historike me mbi 718 miliardë lira turke.

“Pas referendumit popullor për ndryshimet kushtetuese, mbajtur më datë 16 prill, tashmë kemi një Turqi me histori të fuqishme”, deklaroi presidenti i Shoqatës së Investitorëve të Tregut të Kapitalit (SPYD), Arif Unver, duke theksuar se pritma në lidhje me realizimin e reformave strukturore me hapa më të shpejtë përmes një mekanizmi, i cili mund të mund të marrë vendime pa humbur kohë në aspektin administrativ, do të ngrejë në rend të ditës edhe mbështetjen e një historie të fuqishme për Turqinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here