Turqi, vitin e kaluar janë trefishuar investimet e huaja

0
74

Vlera e investimeve që investitorët kanë bërë në aksionet e kompanive turke është trefishuar dhe arrin gjithsej 18.9 miliardë lira turke apo rreth pesë miliardë euro

ANKARA (AA) – Zeynep Alyil/Merve Ozlem Cakir

Vlera e investimeve që investitorët kanë bërë në aksionet e kompanive turke është trefishuar gjatë vitit 2016 në raport me vitin paraprak dhe arrin gjithsej 18.9 miliardë lira turke apo rreth pesë miliardë euro, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Këshillit të Konkurrencës të Turqisë, gjatë vitit të kaluar janë regjistruar gjithsej 209 bashkime apo ndërmarrje, ndërsa 50 procedura lidhur me bashkimin e kompanive kanë të bëjnë me ndërmarrje turke dhe partnerët e tyre jashtë kufijve të atij vendi, konkretisht korporatave me kapital të huaj lidhur me vendin.

Kështu, investimet direkte në ekonominë turke në vitin 2016 arritën 18.9 miliardë lira, ndërsa në vitin 2015 vlera e këtyre investimeve arrinte 6.3 miliardë lira.

Në kompanitë turke më së shumti kanë investuar investitorët holandezë të cilët kanë realizuar gjithsej nëntë investime, konkretisht derdhje të kapitalit, rikapitalizim, bashkim dhe ndërmarrje.

Vijojnë investitorët nga Gjermania me gjashtë, më pas investitorët japonezë dhe britanikë me katër marrëveshje të realizuara. Krahas kësaj, gjatë vitit 2016 investitorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Franca, Zvicra dhe Koreja e Jugut kanë realizuar nga tre marrëveshje me kompanitë turke, që kanë të bëjnë me rikapitalizim, bashkim ose ndërmarrje.

Më shumë është investuar në sektorin energjetik, vijon industria dhe përpunimi i metalit, bujqësia dhe mediat. Më së shumti aktivitete lidhur me privatizimin janë realizuar në nënsektorin elektroenergjetik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here