Rrjedhje e gazit dhe naftës në Alaska

0
40

Në deklaratën e kompanisë britanike BP, u theksua se të premten nga një pus i kompanisë në rajonin North Slope të Alaskës ka filluar rrjedhje të naftës dhe gazit natyror

Nga një pus nafte në Alaska të SHBA-ve, ka ndodhur rrjedhje e naftës dhe gazit natyror, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar nga kompania britanike BP, u theksua se të premten nga një pus i kompanisë në rajonin North Slope të Alaskës ka filluar rrjedhje të naftës dhe gazit natyror.

Në deklaratë gjithashtu u theksua se ekipet për shkaqe sigurie nuk kanë mundur të shkojnë në rajon, ndërsa punonjësit në rajon janë evakuuar.

Zyrtarët e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Alaska, theksuan se nuk presin që rrjedhja të dëmtojë jetesën e kafshëve të egra.

Zëdhënësi i BP, Brett Clanton, tha se pritet që të merret nën kontroll rrjedhja para se të mbërrijë në tundër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here