Koment – Rritja ekonomike e Turqisë kalon pritshmërinë pavarësisht të gjitha tentativave

0
140

Turqia, që u përball brenda vendit me tentativën e grushtit të shtetit të FETO-s, jashtë vendit ishte në shënjestër të agjencive të vlerësimit të kredive, që e panë këtë si një shans, duke ulur një nga një notën e ‘ mund të investohet’ të Turqisë.

Shifrat e rritjes së ekonomisë për vitin 2016 u publikuan ditën e premte (31.03.2017). Shifrat tregojnë qartë se ekonomia e Turqisë duke tejkaluar pritshmërinë e vitit të kaluar është rritur me 2,9%. Rritja ekonomike që ka ardhur së bashku me stabilitetin politik të siguruar që nga viti 2002 e deri më sot, krahas faktit se është e rëndësishme për Turqinë për çdo periudhë, shifrat e rritjes ekonomike të vitit 2016 kishin një rëndësi tjetër.

Turqia gjatë vitit 2016 u bë skenë e shumë ngjarjeve negative me në krye tentativën e pafat të grushtit të shtetit në 15 korrik. Pas përjetimit të gjitha këtyre ngjarjeve, pyetja e vetme që erdhi në mendje ishte se “Si do të ndikohej ekonomia e Turqisë nga të gjitha këto?”. Pasi Turqia, që u përball brenda vendit me tentativën e grushtit të shtetit të FETO-s, jashtë vendit ishte në shënjestër të agjencive të vlerësimit të kredive, që e panë këtë si një shans, duke ulur një nga një notën e ‘ mund të investohet’ të Turqisë. Tkurrja e përjetuar në çerekun e tretë të vitit paramendohej se do të zgjaste për një kohë të gjatë. Por ky paramendim zgjati deri në publikimin e shifrave të rritjes së çerekut të katërt të vitit dhe shifrave të mesatares vjetore.

Në kundërshtim me pritshmërinë e Turqisë, duke shënuar një rritje prej 3.5% në çerekun e tretë të vitit, mesatarja e rritjes ekonomike të Turqisë u regjistrua 2,9%. Kjo rritje jep sinjalet se ky qëndrim i fuqishëm mund të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Pika që duhet shqyrtuar mirë këtu është se; Çfarë kuptimi ka rritja ekonomike e regjistruar në vitin 2016 pavarësisht të gjitha ngjarjeve negative të përjetuara?

Rritja 2,9% e radhiti Turqinë në vendin e katërt ndër vendet e G-20 pas Indisë, Kinës dhe Indonezisë. Së bashku me rritjen ekonomike të ardhurat vjetore kombëtare për person arritën në 10 mijë e 807 dollarë.

Duke u nisur nga kjo pikë është e mundur që të themi se; pavarësisht të gjithë faktorëve negativë si ngjarjet e gezit, ngjarjet e ndryshme të terrorit, tentativa e grushtit të shtetit të përjetuara brenda vendit dhe ato negative të përjetuara në vendet përreth, krisjet në sistemin ekonomik global, rritja e normave të interesit të Bankës Qendrore FED të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e ardhmja e paqartë e këtij vendi me Trumpin, Turqia duke arritur të rritet ekonomikisht e ka rritur peshën e saj në masë globale dhe është në gjendje të luaj rol përcaktues të ngjashëm me ekonomitë e tjera të mëdha si ajo e Indisë dhe Kinës.

Ekonomia e Turqisë, që u rrit me stabilitet nga viti 2002 e deri në vitin 2008, u ndikua pjesërisht pas krizës ekonomike që ndikoi në tregun global në vitin 2008, por nga viti 2009 vazhdoi rritjen e saj me stabilitet. Në këtë kuadër, nuk duhet të çuditemi kur shohim që rritja ekonomike e Turqisë që nga viti 2002, në vitin 2016 erdhi në pozicionin e të drejtës së fjalës në rang global.

Ekzistenca e qarqeve brenda dhe jashtë vendit që nuk e durojnë dot rritjen dhe zhvillimin e Turqisë e ekspozojnë Turqinë në mënyrë të hapur ndaj rreziqeve ekonomike. Nga aspekti i parandalimit të rreziqeve në fjalë, në vend të rritjeve të regjistruara përreth konsumit të brendshëm, Turqia duhet ti japë më shumë rëndësi një rritjeje që fokusohet në prodhimin me vlerë të shtuar dhe investim që do të realizohet si pasojë e rritjes së eksportit.

Rritjen ekonomike, që Turqia e ka realizuar deri tani, duhet ta vazhdojë edhe në vitin 2017 dhe për të arritur grafikun e 4,4% që planifikohet në Programin Afatmesëm të përgatitur për vitet 2017-2019, krahas eksportit duhet ti japë prioritet edhe investimeve me në fokus teknologjinë, financën, arsimin, energjinë, turizmin dhe punësimin.

Investimet që do të kenë detyrën e një shtytjeje të fuqishme në rritjen ekonomike do ta bëjë me rezistuese Turqinë ndaj tronditjeve të mundshme nga jashtë dhe brenda vendit. Për të arritur më lehtë objektivat e vendosura për 2023-in, për të cilin kanë mbetur më park se 6 vjet, vënia në jetë e prodhimeve të përqendruara tek vlera e shtuar dhe teknologjia, investimet për rritjen e mundësive të punësimit dhe politikave për rritjen e kursimeve nga ana politikë-bërësve padyshim që do të rrisin vizibilitetin e Turqisë si në rajon ashtu edhe në sistemin ekonomik global.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here