Turqia ka rritje më të shpejtë ekonomike se shumë vende evropiane

0
104

Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi tha se 14 vitet e fundit Turqia është rritur mesatarisht me 5,7% në vit, duke treguar një performancë më të lartë se shumë vende të botës.

Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi (Nihat Zeybekçi) tha se shpejtësia e rritjes së ekonomisë turke është më e lartë se ajo e shumë vendeve në Evropë.

Këtë deklaratë ministri e bëri në një takim që pati me përfaqësuesit e biznesit në Denizli.

Këto 14 vitet e fundit Turqia ka shënuar një rritje mesatare vjetore 5,7%, u shpreh Zejbekçi, ndërsa shtoi: “Me këtë rritje ne kemi treguar një performancë më të lartë se shumë vende të botës. Me 2,9% rritje ekonomike që realizoi në vitin 2016, Turqia ka pasur një rritje më të lartë pothuajse nga të gjitha vendet e Evropës që kanë publikuar shifrat”.

“Turqia do të marrë edhe frytet e mobilizimit në eksport, një mobilizim që e ka filluar në vitin 2017,- theksoi ministri Zejbekçi,- ndërsa paralajmëroi rritje të eksporteve.

“Eksportet tona nga 142 miliardë që janë momentalisht, në mundësinë më të madhe do të realizohen mbi 153 miliardë dollarë”,- tha ministri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here