BPV-ja rritet për 3.0%

0
60

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bruto Produktin Vendor” (BPV) për tremujorin e katër (TM4) 2016, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.BPV në TM4 të vitit 2016 shënon rritje reale për 3.0 për qind në krahasim me TM4 të vitit 2015.

“Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: Aktivitetet financiare dhe të sigurimit (23.5 për qind); furnizimi me energji elektrikë, ujë dhe trajtimi i mbeturinave (10.7 për qind); hotelet dhe restorantet (10.5 për qind); bujqësia, gjuetia dhe pylltaria (9.2 për qind); industria nxjerrëse (8.5 për qind); tregtia me shumicë dhe pakicë (6.7 për qind); transporti dhe magazinimi (3.8 për qind); afarizmi me pasuri të patundshme (1.5 për qind); dhe ndërtimtaria (0.7 për qind)”.
Ndërsa, rënie reale kishte te: administrimi publik (1.4 për qind); industria përpunuese (2.8 për qind); dhe shërbimet e tjera (15.6 për qind).
“BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje te: eksporti i mallrave dhe shërbimeve (11.1 për qind); formimi i bruto kapitalit (8.3 për qind); importi i mallrave dhe shërbimeve (3.5 për qind); dhe te shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jopërfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake (IJPSHESH) (1.4 për qind):, ka njoftuar ASK-ja.
Ndërsa, rënie reale kishte te shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (2.2 për qind). 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here