Eksporti i industrisë turke të mbrojtjes shënon rritje

0
112

Eksporteve të Turqisë të industrisë së mbrojtjes dhe industrisë ajrore u janë shtuar edhe vendet e reja.

Eksporteve të Turqisë të industrisë së mbrojtjes dhe industrisë ajrore u janë shtuar edhe vendet e reja.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës radhiten në krye të vendeve në të cilat industria turke e mbrojtjes ka shënuar eksport më të lartë. Gjatë tremujorit të parë të këtij viti drejt SHBA-së është realizuar një eksport prej 167 milionë e 251 mijë dollarëve.

ShBA-të pasohen nga Gjermania me 57 milionë e 731 mijë dollarë dhe Anglia me 12 milionë e 408 mijë dollarë, ndërsa eksporti i realizuar në këto tre vende shënoi rritje në krahasim me vitin e kaluar.

Ndërkaq në performancën e sektorit gjatë eksportit në disa vende është shënuar rritje serioze, ndërsa vendeve aktuale u janë shtuar edhe vendet e reja në të cilat eksporton ky sektor. Vendeve në të cilat eksporti i industrisë së mbrojtjes dhe industrisë ajrore në çerekun e parë të vitit të kaluar nuk bëhej fare apo ishte në nivel të shumë të ulët i janë shtuar Ruanda, Filipinet dhe India.

Ndërkohë që në Ruandë në çerekun e parë të vitit të kaluar nuk eksportohej fare, gjatë periudhës së njëjtë të këtij viti drejt këtij vendi janë eksportuar pajisje në vlerë 10 milionë dollarë. Në çerekun e parë të vitit 2017 drejt Filipineve u realizua një eksport në vlerë 4,5 milionë dollarë, në Irlandë 5,2 milionë dollarë dhe në Indi 12 milionë dollarë.

Ndërkaq eksporti drejtë Bahrejnit dhe Polonisë në çerekun e parë të vitit të kaluar ka qenë 1.5 milionë dollarë, ndërsa në periudhën e njëjtë të këtij viti kjo shifër në Poloni arriti në 12 milionë dollarë dhe në Bahrejn në 7 milionë dollarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here