Turqi, miliarda dollarë nga eksporti i materialeve të ndërtimit

0
198

Ndërsa ndër sektorët që kanë patur më shumë eksporte në këtë fusha ka qenë ajo e ashensorëve e cila kap vlerën e 42 milionë dollarëve dhe ka patur një rritje me 20 për qind

STAMBOLL (AA) – Eksportet e materialeve të ndërtimit në Turqi gjatë vitit 2016 kanë arritur në shifrat e 15.24 miliardë dollarëve. Vlerësimi është bazuar në raportin mujor të Shoqatës së Industrisë së Materialeve të Ndërtimit (Türkiye IMSAD), raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit Turqia gjatë vitit 2014, ka eksportuar lëndë ndërtimore me vlerë prej 21.2 miliardë dollarë, gjatë vitit 2015, 17 miliardë dollarë, ndërsa gjatë vitit 2016 vlera e lëndëve të ndërtimit ishte 15.24 miliardë dollarë.

Ndërsa ndër sektorët që kanë patur më shumë eksporte në këtë fusha ka qenë ajo e ashensorëve e cila kap vlerën e 42 milionë dollarëve dhe ka patur një rritje me 20 për qind. Ndërkohë letra e murit është produkti që ka pësuar më shumë rënie, me 37 për qind.

Nga ana tjetër importet e produkteve të ndërtimit gjatë 6 mujorit të parë të vitit të shkuar kanë patur një rritje të lehtë, ndërsa gjatë 6 mujorit të dytë të po të njëjtit viti ata janë ulur sërish. Produktet e llojit parafabrikat kanë qenë ata të cilat kanë patur një rritje të ndjeshme gjatë kësaj periudhe, duke shkuar në 42.4 milionë dollarë me një rritje 127 për qind. Ndërsa importi i letrës së murit është ulur me 77 për qind.

Në raport jepen detaje edhe mbi firmat ndërtuese turke që operojnë jashtë vendit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here