Si të mos e humbisni punëtorin më të mirë?

0
97

Ju e dini se cili është punonjësi juaj më i mirë, është ai tek i cili mund të mbështeteni kurdo, ai që mund të qëndrojë edhe më vonë sepse ju ia kërkoni apo ai që merret me çështjet tuaja që ju duhen për një prezantim të minutës së fundit.

Duke e ditur rëndësinë e një punonjësi të tillë, ju duhet të bëni çdo gjë që ata të ndjehen të lumtur me punën e tyre, përndryshe do i humbisni ata.Sipas studimeve, mund të kushtojë rreth 20% e pagës vjetore të një punonjësi për ta zëvendësuar atë punonjës.

Gjithashtu sipas anketimeve të realizuara, duhet një vit ose edhe më shumë për një punonjës të ri që të arrijë produktivitetin e plotë.Duke konsideruar këto shifra, asnjë kompani nuk do e përballonte humbjen e punonjësit më të mirë. Për të shmangur këtë gjë duhet të keni parasysh disa gabime të vogla që mund të bëni me këta punonjës:1. VlerësimiVlerësimi i punonjësve është vërtetuar se përmirëson moralin e punonjësit. Sipas studimeve vetëm 12% e organizatave sigurojnë vlerësim të punonjësve, kryesisht të menaxherëve. Organizatat ofronin mesatarisht 3.9 programe vlerësimi, por 77% e pjesëmarrësve në studim u shprehën se këto programe e bënin vlerësimin thjesht duke u bazuar në numrin e viteve të tyre në punë.

Punonjësi do të ndihet më i vlerësuar për kontributet e tij dhe do vazhdojë të rrisë produktivitetin e tij në punë, nëse e falënderoni atë çdo ditë dhe e vlerësoni para të tjerëve për punën që ai bën.2. ShpërblimeFalënderimi verbal mund të jetë efektiv, por shpërblimet e vogla, jo vetëm monetare, mund t’ju ndihmojnë më shumë për të motivuar punonjësit. Ndoshta mund të organizoni një udhëtim të vogël ose një darkë në një restorant me të gjithë punonjësit e kompanisë suaj.

Nëse është e mundur, mund t’i shpërbleni individualisht punonjësit tuaj, për shembull duke iu ofruar bileta për në kinema ose duke i bërë pjesë të shërbimeve të ndryshme që ata mund t’i përfitojnë falas ose me ulje.3. NdershmëriaTë qenit jo i ndershëm me punonjësit tuaj është një nga mënyrat më të shpejta sesi mund humbisni ata.Zakonisht punonjësit duan një ambient të besueshëm dhe marrëdhënie të ndërtuara mbi respektin. Nëse këto nuk janë prezente në punën e tyre, ata mund të kërkojnë një punë tjetër ku të ndjehen më mirë.4. TrajnimiSipas një studimi nga Deloitte, 75% e punëdhënësve besojnë se ofrimi i trajnimeve ndaj punonjësve ndihmon në arritjen e qëllimeve të rëndësishme në kompani.
Përveç trajnimeve të punonjësve të rinj, kompania duhet të mendojë edhe për mundësitë rritëse që duhet t’iu krijojë punonjësve ekzistues. Kjo mund të realizohet me anë të seminareve të vogla, me kosto të ulëta, ku këta punonjës informohen me të rejat e fundit dhe mësojnë aftësi të reja të vlefshme për kompaninë.5. Mundësia për karrierëPerceptimi individual për mundësi të kufizuara në karrierë konsiderohet si një nga arsyet kryesore që një punonjës të largohet nga një kompani.
Zakonisht, punonjësit e mirë kanë qëllime të rëndësishme për të zhvilluar karrierën e tyre dhe ju duhet të interesoheni për këto qëllime dhe të mendoni si t’i ndihmoni punonjësit tuaj në arritjen e tyre.6. Opinioni i punonjësve më të mirëNëse punonjësi juaj më i mirë ka vënë re diçka që nuk shkon, ju duhet ta dëgjoni. Ai mund të ketë një ide më të mirë sesi shkojnë gjërat në organizatë duke qënë se ai është më afër punonjësve të tjerë.
Pasi të dëgjoni sesi shkojnë gjërat, mund të pyesni punonjësin se çfarë sugjeron ai për zgjidhjen e problemit.7. MikromenaxhimiSipas disa studimeve, punonjësit e mirë punojnë më shumë kur jepet autonomi në detyrat e tyre.Ndoshta mund ta keni vënë re tashmë se punonjësi juaj më i mirë është më produktiv kur ka një mbikëqyrje sa më minimale. Atëherë kjo taktikë duhet zbatuar më shpesh, duke i lënë punonjësve më shumë hapësira në punën e tyre.

Nëse ju i pyesni punonjësit tuaj vazhdimisht për sugjerimet e tyre për përmirësime në organizatë, ata do të jenë më të lumtur dhe të motivuar sepse ndjehen më të përfshirë në drejtimin e kompanisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here