Në Turqi paga minimale rritet për 8 për qind

0
155

Në një konferencë për mediat, ministri turk i Punës, Mehmet Muezzinoglu tha se rroga bruto përfshirë të dhënat për sigurim shëndetësor do të jetë 1.777 lira (502.6 dollarë)

Turqia do të rrisë pagën minimale për tetë për qind duke filluar nga janari i vitit 2017, me çka rroga më e ulët në vend do të jetë mbi 1.400 lira turke (397 dollarë), deklaroi të enjten ministri i Punës, Mehmet Muezzinoglu, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për mediat, ministri turk i Punës, Mehmet Muezzinoglu tha se rroga bruto përfshirë të dhënat për sigurim shëndetësor do të jetë 1.777 lira (502.6 dollarë).

Rroga e re e vendosur nga Komisioni për Rrogë Minimale i cili përbëhet nga zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të punëtorëve dhe punëdhënësve është shumë më e ulët nga kërkesat e përfaqësuesve të punëtorëve.

Vitin e kaluar rroga minimale shënoi një rritje prej rreth 30 për qind, duke mbërritur në shifrat 1300 lira ( 446 dollarë), në përputhje me zotimin e AK Partisë gjatë fushatës për zgjedhjet e 1 nëntorit për të rritur pagën minimale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here