Ligjerisht Devolli dhe Z-Mobile kane te drejte…

0
108

Shikuar nga aspekti juridik vendimi i Gjykates se Arbitrazhit ne Vjene, qe Telekomi i Kosoves t’i paguaj 30 milion Euro demshperblim kompanise Z-Mobile, eshte i drejte.

Thene thjesht, nuk eshte zbatuar nje kontrate dhe per moszbatimin e tyre palet qe nuk i permbushin detyrimet penalizohen. Keshtu ka ndodhur edhe ne kete rast.
Por, dreqin duhet kerkuar me moti.
Duhet kerkuar kur ishte nenshkruar kjo kontrate, e cila qe atehere dihej se do te shendrrohej ne kancer per operatorin Vala. Kontraten me Z-Mobile e kishte nënshkruar drejtori Shyqyri Haxha, mik i vjeter i Kadri Veselit dhe Hashim Thaqit, qe e kishin ftuar nga Anglia per te menaxhuar operatorin kosovar te telefonise mobile. Nenshkrimi i kontrates me Z-Mobile kishte pasur mbeshtetje politike dhe institucionale nga Qeveria e atehershme Thaqi dhe nga disa ambasada te huaja.
Ne lidhje me kete kontrate Haxha qe paditur, por qe shpallur i pafajshem nga një panel gjykatesish te EULEX’it.
Prandaj, sot me duket e kot te ankohemi neper rrjete sociale per vendimin e Arbitrazhit. Ky vendim eshte rezultat, i asaj qe ishte nisur si nje nderrmarrje e perbashket mes politikes, biznesit dhe ambasadave te huaja ne Kosove, per ta zhvatur dhe shkaterruar kompanin publike me profitabile qe pati Kosova ndonjehere.
Me padin e radhes nga kompania fantome Axos, gjasat jane rritur ne maksimum qe te ngulet edhe gozhda e fundit ne arkivolin e Telekomit te Kosoves.
Por, po besoj qe brenda pak ditesh, edhe kjo ngjarje, shume shpejt do te fundoset ne pellgun e amnezise sone kolektive./ilirmirena/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here