Buxheti i shtetit në rrezik!

0
100

Ashtu siç i humbi PTK-ja miliona euro në gjyq me “Z mobile” mund t’i humb edhe Qeveria e Kosovës në gjyqin e saj me kompaninë “AXOS”.

Kështu kanë vlerësuar ekspertë të ekonomisë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës. Sipas tyre humbja e milionave si nga PTK-ja ashtu edhe Qeveria do të thotë dëmtim i jashtëzakonshëm i buxhetit të vendit.

Ibrahim Rexhepi, ekpsert i ekonomisë tha për “Gazeta Blic” se në situatë të njëjtë mund të jetë çdo kompani private apo publike në rast se nuk bën respektim të kontratave apo marrëveshjeve.

“Subjektet kur hyjnë në një obligim të kontraktuar, atëherë duhet ta dijnë se duhet ta përmbushin atë ose pasojnë ndeshkime. Pra janë oblgime që nuk mund të ndryshohen, pa pajtimin e paleve nënshkruese. Për këtë arsye edhe subjektet kosovare, qofshin ato publike, apo private, duhet ta kuptojnë se nuk mund të bëhet hajgare në konktrata, por ato duhet të zbatohen. Se çfarë do të thotë moszbatimi i tyre tregon rast i Z-Mobile, sot, apo nesër i AXOS-it“, tha Rexhepi.

E mos respektimi i marrëveshjeve, sipas Rexhepit nuk sjell ndonjë rezultat tjetër nga gjykatat përveç se të ngjashëm si me rastin e “Z mobile” kundër PTK-së

“Si duket ne në Kosovë ende kemi dëshirë të punopjmë “në besë”. Po ashtu, disa kompani kanë pasur bindjen se për mosrespektimine kontratës përdorin ndikimine tyre në gjykata dhe shpetojnë pa ndeshkime. Por, kjo nuk shkon të gjykatat, apo të arbitrazhi ndërkombëtar. Fatkeqësisht duhet ta kuptojmë këtë duke paguar një kosto mjaft të lartë“, ka thënë ai.

Në anën tjetër deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina e cila njëherit është edhe anëtare e Komisioni për Buxhet Dhe Financa, tha për “Gazeta Blic” se humbja e 30 milionë eurove të PTK-së në gjyq me “Z mobile” është një humbje e radhës, por sipas saj nuk do të jetë edhe e fundit.

“Kjo është edhe një humbje e radhës por për fat të keq s’ka me qenë e fundit prej të gjitha atyre kontratave e marrëveshjeve të dëmshme që i ka bërë Qeveria e Kosovës në dëm të kompanive publike, por natyrisht duke qenë vet përfitues sepse jam shumë e bindur se prapa “Z Mobile” qëndron dikush prej qeveritarëve“, tha Pantina.

Sipas kësaj deputetje, PTK-ja tanimë është para falimentimit e në këtë gjendje ajo thotë se ka sjell menaxhimi i dobët i saj nga menaxher po ashtu të dobët që kanë qenë në krye të saj.

“PTK-ja është veç para falimentimit e në këtë gjendje e ka sjell menaxhmenti i saj dhe Qeveria, duke vendos në krye të saj menaxher të dobët të cilët kanë punuar vetëm për interesa personale“, ka thënë ajo.

Sipas Pantinës, fati i ngjashme si i PTK-së pritet që ta përcjell edhe Qeverinë e Kosovës e cila është paditur nga “AXOS”, kompani kjo me të cilën Qeveria ka prishur marrëveshjen e nënshkruar për privatizimin e operatorin e telefonisë mobile “Vala”

“Nuk është larg mensh që “AXOS” të mos e fitojë gjyqin kundër Qeverisë së Kosovës, edhe për të dyshoj se prapa saj ka qeveritarë, pasi që asnjëherë nuk është bërë e ditur se kush e drejton dhe kush është prapa saj. Buxheti i Kosovës dëmtohet jashtëzakonisht shumë me humbjen e gjyqit ndaj kësaj kompanie”, është shprehur ajo.

Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet PTK-së, gjegjësisht ish- drejtorit Shyqyri Haxha dhe kompanisë “Devolli” për krijimni e “Z mobile”, ishte kundërshtuar në vazhdimësi nga ekspertët e ekonomisë, për faktn se konsiderohej se e pafavorshme për Telekomin e Kosovës.

Shefi i “Z mobile” Blerim Devolli, Paditi Telekomin dhe fitoi edhe shumën prej 30 milionë eurove në Gjykatën e Arbitrazhit në Vjenë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here