266 asete shfrytëzohen pa kontratë, 56 asete janë të uzurpuara

0
98

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka publikuar listat e shfrytëzuesve të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore pa kontratë të qirasë.

Sipas kësaj liste, janë 266 asete që shfrytëzohen pa kontratë të qirasë prej të cilave 85 shfrytëzohen nga institucionet vendore, 4 nga institucionet ndërkombëtare, 7 nga ndërmarrjet publike, 7 nga rastet sociale, 20 kanë kontest pronësor, përderisa për 87 prej tyre shfrytëzuesit kanë shprehur interesim për të hyrë në marrëveshje të qirasë. Ndërkaq, AKP ka të evidentuar vetëm 56 prej aseteve që shfrytëzohen nga uzurpatorët.

AKP nëpërmjet një komunikate sqaron se në bazë të “Udhëzuesit për lirimin e aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH)”, nuk i konsideron institucionet vendore dhe ndërkombëtare si uzurpatorë të pronave shoqërore, por do të vazhdoj të diskutoj me institucionet qendrore përkatëse për të përcaktuar nivelin e qirasë të cilën duhet paguar për shfrytëzimin e pronave të Ndërmarrjeve Shoqërore, transmeton Kosovapress.

“Uzurpatorë konsiderohen ato palë të treta të cilat i shfrytëzojnë këto prona paligjshëm për qëllime komerciale dhe të cilët nuk e pranojnë autoritetin administrativ të AKP-së të paraparë në nenin 5 të ligjit të AKP-së për administrimin e pronave shoqërore. Listat e publikuara do të azhurnohen periodikisht, ndërkaq ftohen palët e interesit që në rast të vërejtjeve në saktësinë e shënimeve të publikuara, të dërgojnë me shkrim vërejtjet e tyre në zyret rajonale të Agjencisë. Agjencia do të korrigjoj ndonjë lëshim eventual me rastin e publikimit periodik të këtyre listave.

Agjencia fton të gjitha palët që të përkrahin, ndihmojnë dhe të kontribuojnë në procesin e rritjes së transparencës dhe llogaridhënies që AKP do ta fuqizoj edhe më tej.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here