Për 5 vjet në komuna u investuan 158 milionë euro

0
50

Përfaqësues të komunave të Kosovës kanë kërkuar që investimet kapitale të cilat po ndodhin vetëm në infrastrukturë, të orientohen tash e tutje në funksion të zhvillimit ekonomik për komunat.

Kërkesa e tyre erdhi në konferencën “Analizë për investimet kapitale në komunat e Kosovës”, ku u prezantua dokumenti që analizon trendet e investimeve kapitale në komunat e Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2015, si dhe mundësit e avancimit të tyre në bashkëpunim me akterët e përfshirë në këtë proces.

Vlera e investimeve për këtë pesë vjeçare ishte 158 milionë euro kryesisht për projekte infra infrastrukturore.

Rozafa Ukimeraj, sekretare e përgjithshme në Ministri të Administrimit të Pushtetit Lokal, theksoi se në dokumentin e prezantuar sot janë realizuar projektet kapitale pesë vjeçare që ka për synim të shërbej për komunat një planifikim për investime kapitale.

Amy Denkenberger, drejtoreshë e programit USAID, tha se për këtë periudhë pesë vjeçare kanë qenë 525 prioritete me mbi 40 projekte për investime kapitale.

Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës tha se investimet kapitale nëpër komuna nuk duhet të bëhen nga niveli qendror por nga komunat.
Përfaqësues të komunave theksuan se investimet kapitale të cilat po ndodhin vetëm në infrastrukturë të orientohen tash e tutje në funksion të zhvillimit ekonomik për komunat. Mendohet se infrastruktura në shumicën e komunave është kompletuar.

Berat Thaçi nga Instituti GAP tha se komunave të Kosovës duhet t’u ndahen më shumë buxhet për investime kapitale, kurse, komunat të jenë më transparente për investimet e tyre. Edhe ndarja e buxhetit nga Qeveria nuk duhet të ketë orientim politik për komunat. Thaçi ka përgëzuar MAPL për këtë prezantim të analizës së investimeve, meqë sipas tij paraqet transparencë më të madhe.

Zyrtarë të USAID-it patën vërejtje te ministritë e linjës investojnë pa u koordinuar me komunat. Sipas tyre, investimet duhet të ndodhin në ato komuna që ka nevojë dhe të gjendet mënyra e investimeve të qëndrueshme dhe afatgjate.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here