Shtetet joanëtare të OPEC-ut pajtohen për ulje të prodhimit

0
102

Ministrat e OPEC-ut në selinë e organizatës në Vjenë zhvilluan një takim me ministrat e shteteve të OPEC-ut, që doli si rrjedhojë nga takimi i 171-të të kartelit të mbajtur më 30 nëntor.

Shtetet joanëtare të OPEC-ut janë pajtuar për ulje të sasisë së prodhimit për 558.000 fuçi në ditë në mënyrë që kjo të rezultojë me një stabilitet të tregut, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministrat e OPEC-ut në selinë e organizatës në Vjenë zhvilluan të shtunën një takim me ministrat e shteteve të OPEC-ut, që doli si rrjedhojë nga takimi i 171-të të kartelit të mbajtur më 30 nëntor.

Siç thuhet në njoftimin e OEC-ut, takimi është kryesuar nga presidenti i saj Mohammed Bin Saleh Al-Sada dhe nga ministri rus për Energji, Alexander Novak.

Në njoftim thuhet më tej se prodhuesit që nuk janë pjesë e OPEC-ut kanë propozuar të përshtatin prodhimin e tyre vullnetarisht ose përmes një uljeje të menaxhuar që do të fillonte më 1 janar 2017 dhe do të zgjaste për gjashtë muaj me mundësi të shtimit të afatit edhe për gjashtë muaj tjerë, marrë parasysh kushtet mbizotëruese të tregut dhe perspektivat e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here