Norvegjia kërkon fuqi punëtore

0
2376

Shteti norvegjez ka publikuar një listë profesionesh, për të cilat vendi ka nevojë urgjente. Zyra evropiane për punësim EURES njoftoi se kërkon fuqi punëtore dhe është e gatshme t’i paguajë ata me një shumë prej 4500 eurosh në muaj, nëse bëhen fitues të aplikimeve.

Sipas këtij raporti, më falumët do të jenë ata që zotërojnë profesione si mjekë dhe infermierë, shoferë autobusësh, kuzhinierë dhe kamerierë, inxhinierë, mësues (sidomos ata të shkencave natyrore).

Po ashtu, kërkohen edukatore për fëmijë parashkollorë, psikologët, taksistë, mekanikë, elektronikë, automatikë, hidraulikë etj.

Sa i përket kushteve të punës, në Norvegji, ato janë ndër më humanet në botë, pasi paga jepet çdo muaj, punonjësit punojnë 7.5 orë në ditë, si dhe kanë mesatarisht 25 ditë pushimi të paguar.

Kështu, ata që janë të interesuar, të aplikojnë në faqet zyrtare të kompanive “Aker”, “Solutions”, “FMC Technologies”, “Statoil”, “National Oilwell Varco”, “Kvaerner”, “Kongsberg Gruppen”, “Aibel”, “Roxar” i “Fabricom”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here