Vjedhje e organizuar multimilionëshe në ATK “Video”

0
310

‘Biznesmeni’ i Pastrehë, Pjesë e Skemës së Vjedhjes në Tatime
Hetimi i njësisë hetimore të Administratës Tatimore të Kosovës kishte zbuluar se kompanitë fiktive të krijuara për shmangie nga tatimi të mbi 200 kompanive në Kosovë, ishin vënë në pronësi të personave që jetonin në varfëri të skajshme.

Hetimi i njësisë hetimore të Administratës Tatimore të Kosovës kishte zbuluar se kompanitë fiktive të krijuara për shmangie nga tatimi të mbi 200 kompanive në Kosovë, ishin vënë në pronësi të personave që jetonin në varfëri të skajshme.

Njëri prej tyre është edhe Mahmut Gashi, i cili megjithëse se vuan nga një sëmundje e rëndë dhe jeton në një barakë, pa dijeninë e tij ishte bërë pronar i një kompanie që bënte transfere milionëshe.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’, sot shfaq pjesën e parë të hulumtimit trilogji të skemës së organizuar për vjedhje apo shmangje nga tatimi duke shfrytëzuar kompani fantome.

Jeta Xharra ka gjetur dhe biseduar me njërin nga pronarët e këtyre kompanive, Mahmut Gashi që nuk ka ide se përse ishte ndjekur penalisht.

Gashi thotë se një person i quajtur Mark i kishte kërkuar nënshkrimet e tij nëpër dokumente që ai nuk dinte t’i lexonte në këmbim të shumave të vogla të parave që ai mendonte se janë ndihma sociale.

“Unë nuk e kam ditë çfarë po nënshkruj, unë kam mendu se janë prej shteti dhe po nënshkruj për paret qe pi marr. Ai thojke qeshtu është rregulli, sdi me lexu mirë”, thotë Gashi.

Mahmut Gashi ishte regjistruar si pronar i kompanisë ‘Yllka.com’, njëra nga kompanitë e shfrytëzuar për këtë krim të organizuar.

Në episodet e ardhshme të këtij hulumtimi mund të mësoni më shumë rreth kësaj skeme dhe të ndiqni intervista me zyrtarë të ATK-së dhe hetues e prokurorë vendorë e ndërkombëtarë.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here