Importi i Turqisë në energji do të ulet me 10 miliardë dollarë

0
77

Ulja e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare do të bëjë që Turqia në fund të këtij viti të paguaj një faturë 10 miliardë e 300 milionë dollarë më pak në importet e energjisë.

Për shkak të rënies së çmimit të naftës bruto në tregun global, Turqia do të paguajë 10 miliardë e 300 milionë dollarë më pak për importin e energjisë në fund të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA ka mbledhur, mësohet se nga programi afatmesëm i cili nënkupton periudhën 2017-2019, Turqia vitin e kaluar ka paguar 37 miliardë e 800 milionë dollarë për importin në fushën e energjisë.

Sipas programit deficiti tretar vitin e ardhshëm synohet të jetë 4.2 për qind i të ardhurave bruto. Ndërkohë për uljen e tij parashikohen masa në uljen e importeve në fushën e energjisë dhe rregullime në të ardhurat e shërbimeve të cilat këtë vit ishin të ulta.

Ulja e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare do të bëjë që Turqia në fund të këtij viti të paguaj një faturë 10 miliardë e 300 milionë dollarë më pak në importet e energjisë, duke e çuar vlerën totale të importeve të energjisë në 27 miliardë e 500 milionë dollarë. Kjo shifër vitin e ardhshëm parashikohet të jetë rreth 32 miliardë dollarë për shkak të përmirësimit të aktiviteteve ekonomike si dhe rritjes së çmimeve të naftës. İmporti në fushën e energjisë në vitin 2018 parashikohet të jetë 37 miliardë dollarë, ndërsa në vitin 2019 kjo shifër parashikohet të shkojë në 41.3 miliardë dollarë.

Çmimi i naftës bruto i tipit Brent parashikohet që në vitin 2017 të jetë 50.7 dollarë për fuçi, në vitin 2018, 53.5 dollarë, ndërsa në vitin 2019 pritet të jetë 55.6 dollarë për fuçi.

Rritet rëndësia e burimeve alternative vendase të energjisë

Në programin afatmesëm parashikohen mesa shtesë për rritjen e burimeve alternative dhe vendase në fushën e energjisë. Turqia synon të rrisë investimet në prodhimin e energjisë dhe sigurisë së energjisë. Për këtë arsye duket se investimet në fushën e energjisë nukleare do të rriten.

Programi parashikon gjithashtu rritjen e kapaciteteve për prodhimin e makinerive dhe pajisjeve në vend, të cilat përdoren në prodhimin e energjisë alternative, si dhe forcimin e linjave të interkonjeksioneve me vendet fqinje.

Kërkimet për përdorimin e burimeve vendase të prodhimit të energjisë nga qymyri dhe energjisë termale do të jenë një tjetër synim i programit afatmesëm të Turqisë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here