Publikohet raporti i përmbushjes së obligimeve për zbatimin e MSA-së

0
24

Grupi për Studime Juridike dhe Politike do të prezantojë sot raportin e titulluar:“Vlerësimi i punës së institucioneve të Kosovës në përmbushjen e obligimeve për zbatimit e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”.

Sipas njoftimit për media, rezultatet nga ky vlerësim, që më shumë se asnjëherë më parë reflektojnë mungesën e vullnetit të institucioneve të Republikës së Kosovës për të arritur objektivat e parapërcaktuara nga MSA-ja, janë pjesë e procesit të monitorimit të punës të zhvilluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, gjatë gjashtëmujorit të parë të 2016. Raporti përmban një vlerësim detajor të progresit dhe sfidave në përmbushjen e kushteve të Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA).
Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), në tetor të vitit 2015, Qeveria e Kosovës mori përsipër një sërë obligimesh dhe detyrash në kuadër të kësaj marrëveshje. Në mënyrë që të arrihen të gjitha objektivat që rrjedhin nga MSA-ja, Qeveria e Kosovës miratoi Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA), duke obliguar të gjitha institucionet përgjegjëse për të kryer detyrat në zbatim të kësaj Marrëveshje. Ky mbetet dokumenti kryesor nacional i politikave për aderimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, prandaj nevojitet angazhim maksimal nga të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here