Banka ruso-iraniane mund të heqë qafe dollarin amerikan

0
287

Moska dhe Tehrani po punojnë në mënyrë aktive për të hapur një bankë të përbashkët me plane për të kryer veprime në monedhën kombëtare, sipas ish-presidentit të Shoqërisë Miqësore Rusi-Iran Bahram Amirahmadiyan.

Vendimi për të krijuar një bankë u mor vitin e shkuar, por sanksionimet perëndimore kundër Tehranit kanë qenë pengesa kryesore.

“Sigurisht, perspektiva e hapjes së bankave ruse në Iran është mjaft tërheqëse dhe e rëndësishme sepse mund të zgjerojë dhe të përmirsojë bashkëpunimin tonë ekonomik,” tha Amirahmadiyan për agjensinë e lajmeve Sputnik, duke shtuar se bashkëpunimi mes dy vendeve ka një histori të gjatë.

Sipas burimeve zyrtare, Moska dhe Tehrani do të kryejë të gjitha operacionet tregtare në valutën e këmbimit kombëtar por plani mbetet për t’u vendosur.

“Për momentin, të gjitha veprimet bankare mes Rusisë dhe Iranit po kryhen në dollar ose euro. Është shumë e papërshtatshme, sepse të gjitha këto veprime kontrollohen ose nga BE ose nga bankat qëndrore të SHBA-së,” tha Amirahmadiyan.

Ai shtoi se rubla ruse mund të përfitojë gjithashtu nga hyrja e bankës në tregun iranian, gjë që do t’i mundësonte kompanive iraniane të blinin mallra ruse në rubla.

“Unë mendoj gjithashtu se rubla ruse mund të forcojë shumë tregun e monedhës iraniane, dhe të bëhet një monedhë tërheqëse… Shpresoj të ndodhë e njëjta gjë me rialin iranian në Rusi,” tha ai.

Tregtia dypalëshe mes Rusisë dhe Iranit momentalisht qëndron diku tek 5 miliard $ dhe është drejtuar kryesisht nga vendet e ndërmjetme si Qipro dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Tregu është rritur me 70 përqind që në 2015-n.

Vitin e shkuar, vendet ranë dakort për zhvillimin e lidhjeve ekonomike me Moskën, duke premtuar se do të mundësonin një hua shtetërore prej 5 miliard $ Tehranit për të promovuar bashkëpunim industrial. Huaja pritet të rrisë tregtinë mes dy vendeve. Qëllimi është të arrijë 10 milion $ nga ç’është momentalisht 1.6 miliard $.

Në korrik, u krye një marrëveshje plani bashkëpunimi strategjik pesë vjeçar që përfshin energjinë dhe projektet infrastrukturore

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here