Shtohen ankesat ndaj bankave dhe kompanive të sigurimeve

0
61

Banka komericiale në Kosovë po shënojnë rritje të fitimit ndër vite. Profiti i realizuar nga sektori bankar në vitin e kaluar arriti vlerën prej 94 milionë e 700 mijë euro, ndërsa, fitimi në vitin 2014, ishte 60.5 milionë euro, që paraqet shumën 34 milionë e 200 mijë euro më të lartë të profitit të regjistruar që nga fillimi i funksionimit të këtij sektori.

Sipas raportit të Bankës Qendrore, kjo rritje e profitit gjatë këtij viti rezultoi nga zvogëlimi i shpenzimeve të sektorit bankar.

Ndërsa, sektori mikrofinanciar u karakterizua me përmirësim të performancës financiare në krahasim me vitet e fundit. Deri në vitin 2015, sektori mikrofinanciar realizoi profit në vlerë prej 2.5 milionë euro, krahasuar me profitin prej 0.7 milionë euro të realizuar në vitin 2014. Rritja e theksuar e profitit ishte rezultat i rritjes së përshpejtuar të të hyrave, përderisa shpenzimet u rritën me ritëm të ngadalësuar.

Deri në vitin 2015, sektori mikrofinanciar realizoi të hyra në vlerë prej 21.1 milionë euro, që paraqet rritje vjetore të konsiderueshme prej 9.4 përqind, krahasuar me rritjen prej 0.5 përqind të shënuar deri në vitin 2014.

Ndërsa, shpenzimet deri në vitin 2015, arritën në 18.7 milionë euro, duke paraqitur një rritje të lehtë prej 0.5 përqind për dallim nga rënia prej 4.9 përqind deri në vitin 2014.

Po ashtu, në sektorin e sigurimeve vlera e gjithsej primeve të shkruara në vitin 2015, arrti në 80 milionë euro. Në këtë sektor mjaft profitabil, gjithsej asetet e sektorit të sigurimeve në vitin 2015 shënuan rritje vjetore prej 9.1 përqind, duke arritur vlerën 152 milionë e 700 mijë euro.

Për sektorin e bankave dhe sektorin e kompanive të sigurimit, ka shënuar rritje të dukshme numri i ankesave nga klientët.

Për bankat numri i ankesave ka shënuar rritje nga 36 në 221 dhe për kompanitë sigurimeve nga 70 në 221, që do të thotë se për këta dy sektori numri total është 442.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here