Pa kontrata pune rreth 38 për qind e të punësuarve në sektorin privat

0
105

Rreth 38 për qind e të punësuarve në sektorin privat vazhdojnë të punojnë pa kontrata pune dhe në kushte të rënda, ka thënë Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Ai ka akuzuar institucionet se po spekulojnë me numrin e të punësuarve dhe tatimpaguesve që janë në Kosovë. Sipas tij, të punësuarit në Kosovë kalojnë shifrën prej 350 mijë në të dy sektorët.

Azemi, duke prezantuar shifrat ka theksuar se një numër i madh i të punësuarve në sektorin privat nuk kanë kontrata dhe se 90 për qind e kompanive nuk e respektojnë Ligjin e punës dhe Marrëveshjen kolektive.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here