Juniku me sy kah Plani Zhvillimor i KEDS-it

0
66

Një ndër qendrat më të lashta urbane të Kosovës, sikurse edhe pjesa tjetër e vendit ka trashëguar një rrejt të vjetëruar elektrik të shtrirë qysh në vitet e 60-ta.

Pas publikimit të Planit Zhvillimor të Rrjetit të Shpërndarjes nga KEDS edhe kjo komunë do të përfitojë një rrjet të rinovuar.

Master Plani i KEDS-it parasheh që në një periudhë më pak se dhjetë vjeçare të investojë rreth 300 milionë euro për modernizimin e rrjetit energjetik në mbarë Kosovën.

Numri një i komunës së Junikut, Agron Kuçi thotë se banorët e kësaj ane e meritojnë të kenë një rrjet modern elektrik.

“Qytetarët e Junikut janë ndër parapaguesit më të përgjegjshëm të energjisë, me 94% dhe Komuna e Junikut, që moti ka hedhur hapin e parë konkret, si shprehje e partneritetit dhe gatishmërisë për bashkëpunim serioz me KEDS-in në të gjitha drejtimet që çojnë në të mirë të furnizimit sa më kualitativ dhe tenisionit stabil për kosumatorët junikas”, thotë Kuçi.

Marrë parasysh problemet e mëdha që janë paraqitur në rrjetin e vjetëruar ndër dekada në tërë Kosovën e veçanërisht në rajonin e Rrafshit të Dukagjinit, komuna e Junikut mbetet prioritet për investime nga ana e KEDS-it.

“Master plani është miratuar dhe patjtetër se Komuna e Junikut dhe i tërë ky rajon këtu bënë pjesë”, thotë Viktor Buzhala – Zëdhënës i KEDS-it.

Sipas Buzhalës dinamikën e investimeve në këtë pjesë do ta përcaktojë planifikimi i Planit Zhvillimor, porse investimet e para që dalin nga ky plan do të fillojnë shumë shpejt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here