AKP shumicën e buxhetit e harxhon për paga dhe meditje

0
102

Agjencia Kosovare e Pronës shumicën e të hyrave i shpenzon për pagat dhe mëditjet, ku vetëm gjatë vitit që shkoi ka shpenzuar 1,388,483 euro. Kurse, të hyrat vetjake të AKP-së ishin 21,171 euro, ku përfshihet pjesa prej 5% nga administrimi i pronave dhe si të tilla është bartur në buxhetin e Kosovës.

Kjo Agjenci ka rritur edhe detyrimet e papaguara. Kurse, menaxheri i kontratës kishte bërë edhe specifikimet teknike për tender.

Kështu thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm , ku theksohet se AKP nuk ka realizuar fare buxhetin për investime kapitale. Arsyet e mos shpenzimin e mjeteve për investime kapitale ka ardhur si rezultat i planifikimit jo të duhur të projekteve të klasifikuara gabimisht në kuadër të projekteve kapitale në vend se të trajtoheshin në kategorinë ekonomike mallra dhe shërbime.

Kurse, buxheti i AKP-së më së shumti shpenzohet për pagat dhe mëditjet, ku vetëm gjatë vitit që shkoi janë shpenzuar 1,388,483.

Borxhet e AKP-së përfaqësojnë detyrimet e papaguara ndaj furnitorëve që duhet të paguhen në të ardhmen. Në fund të vitit 2015 shuma e këtyre borxheve ishte 22,700€ si nga mallrat dhe shërbimet, ashtu edhe komunalit. Kjo shumë ka shënuar një rritje krahasuar me vitin 2014, që ishte 14,020€.

“Në 15 raste të menaxhimit të kontratave kemi hasur që menaxheri i
Kontratës ishte personi i njëjtë i cili kishte bërë specifikimet teknike për tender, e cila nuk parashihet sipas udhëzuesit operativ të prokurimit publik”, thuhet në raport.

Auditori i Përgjithshëm ka rekomanduar që drejtori ekzekutiv të sigurojë se komisionet e vlerësimit janë duke bërë vlerësim objektiv të ofertave duke respektuar të gjitha kriteret e përcaktuara në dosje të tenderit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here