MSA-ja, 5 milionë euro më pak inkasim në Dogana

0
102

Hyrja në fuqi e MSA ka bërë që doganat të inkasojnë 5 milionë euro më pak të të hyrave
Këto humbje sipas drejtorit të përgjithshëm të Doganave Lulzim Rafuna këto humbje nuk kanë ndikuar në të hyrat e përgjithshme .
Sipas tij deri tash Doganat kanë realizuar 18 përqind më shumë të hyra se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak duke tejkaluar projeksionet buxhetore për 8 përqind.
Ministri i Financave Avdullah Hoti ka thënë se nuk ka shqetësim për këto humbje dhe se nuk do të ketë ndryshime në politika fiskale.
Këto u bënë të ditura sot në konferencën e organizuar nga Doganat ku janë prezantuar të dhënat mbi implementimin e MSA-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here