Kosovarët preferojnë lëngjet e importuara para atyre vendore

0
101

Në Kosovë janë rreth shtatë kompani, të cilat prodhojnë lëngjeve të frutave. Por, asnjëra nuk mund të nxjerrë në treg prodhime më të lira se ato nga importi. Madje as nuk arrijnë të prodhojnë me kapacitete të plota.
Një hulumtim i Institutit për Studime të Avancuara “Gap” ka gjetur se për prodhuesit vendës të lëngjeve çdo vit bëhet më vështirë ngase produktet e lëngjeve të importuara kanë mbështetje të lartë nga shteti prej nga vijnë. Kjo i bën produktet vendëse jokonkurrente në treg.

Mungesa e frutave të mjaftueshëm në Kosovë dhe mos prodhimi i koncentratit për lëndën e parë të është një nga arsyet kryesore përse lëngjet “made in Kosova” janë më të shtrenjta.

Por janë edhe një numër I madh I faktorëve tjerë përse kosovarët më parë e pilqejnë lëngjet që vijnë nga jashtë se ato që prodhohen në Kosovë.

Sipas raportit të GAP politikat ekonomike deri më tani nuk kanë qenë favorizuese, madje ato kanë dekurajuar prodhimin vendor.

Shaqir Palushi, pronar I kompanisë “Frutex” telashet më të mëdha I ka me furnizimin e paqëndrueshëm me energji elektrike dhe barrierat doganore.

“Pengesat në përgjithësi në sektorin e prodhimit janë probleme me mungesën e furnizimit të rregullt me energji elektrike. Politikat jo të favorsheme fiskale. Prodhuesi në Kosove vazhdon të paguaj taksë doganore për një pjesë të lëndë si dhe pagesë së taksës doganore për pasisje të veçanta”, thotë për Gazetën Fjala, pronari i kësaj kompanie.

Ai pranon se cilësia e produkteve është një factor kryesor në përcaktimin e blerësve për produktet që do të konsumojnë.

Megjithatë ai ka shpresë se qytetarët do ta përkrahin më shumë prodhimin vendës pasi numri i prodhuesve që prodhojnë produkte jo kualitative është në rënie.

Me telashe të ngjashme sikurse Palushi përballet edhe prodhuesi tjetër nga Podujeva, Bashkim Osmani, pronarë I kompanisë “Laberion”.

“Ne ende paguajmë akcizë në produktet tona dhe jemi në projeksionet buxhetore të shtetit. Me një fjalë shteti fiton ma shumë prej këti prodhimi se ne si prodhues që jemi, sepse për ç’do litër të shitur në tregun e Kosovës duhet t’i paguhet Shtetit 0.45€/L”, thotë Osmani

Kur kësaj akcize i shtohet tvsh dhe dogana për lëndën e parë dhe repromastrialin që vjen prej vendeve të treat, sipas tij, është lehtë e kuptushme që nuk mund të jënë konkurent me vendet tjera që importojnë në Kosovë të njejtat produkte.

1.8 milionë euro lëngje të importuara

Duke u bazuar në raportin e Institutit për Studime të Avancuara (GAP), thuhet se vetëm gjatë vitit të kaluar shteti i Kosovës, ka importuar mbi 1.8 milionë euro.

Numri më i madh i këtyre produkteve, duket se vie nga shteti i Austrisë. Rreth 23 për qind e prodhimeve të lëngjëve, hyjnë nga ky shtet.

Derisa nga Maqedonia 18 për qind, Sllovenia 17 për qind, dhe nuk mungon as importi nga shteti i cili vazhdimisht paraqet barrierë për prodhuesit Kosovar Serbia. 15 përqind të prodhimeve, hyjnë nga shteti serb.

Shuma e parave të mbledhura nga importi, kap vlerën e 2 milionë eurove, derisa ajo nga eksporti vetëm 584 mijë.

Për shkak të barrierave të mëdha në prodhim kompanitë kosovare që merren me prodhimin e pijeve, duke iu referuar raportit të Gap-it, nuk arrijën të shfrytëzojnë të gjitha kapacitetet prodhuese që kanë në dispozicion.

Një tjetër faktor që pengon zhvillimin e industrisë së lëngjeve të frutave është efikasiteti i ulët në prodhim dhe përpunim.

“Në kategorinë e lëngjeve me përmbajtje të ëmbëltuesve shtesë, mungesa e prodhimit të koncentratit në vendin tonë po shkakton kosto të lartë të prodhimit. Nga anketa me bizneset vendore në këtë sektor, pesë nga gjashtë bizneset e intervistuara ankohen se çmimi i lëndës së parë është shumë i lartë”, thuhet në raport

Ky çmim ka ndikim edhe më të lartë në koston finale të produkteve kur llogariten edhe vonesat në dogana gjatë importit të koncentratit apo bazës së frutave.

“Si rezultat, çmimet e prodhuesve vendor nuk po mund të jenë shumë më të ulëta se ato të importuarat të cilat paguajnë më shumë transport dhe shpenzime të tjera gjatë importit”.

Mirëpo, ekziston edhe një telash tjetër I hasur në këtë hulumtim. Në Kosovë sipas të dhënave nuk ka fruta të mjasftueshme për të prodhuar lëngje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here