Gjermania paralajmëron Britaninë rreth pasojave nëse largohet nga BE

0
40

Ministri i Financave të Gjermanisë, Wolfgan Shauble, ka thënë se Britania e Madhe nuk do të mund të përfitojë nga tregu i vetëm evropian nëse vendos të largohet nga BE-ja.

“Kjo nuk do të funksiononte. Kjo nënkupton që ata duhet t’i zbatojnë disa rregulla të një grupi, prej të cilit ata dëshirojnë të largohen” ka thënë ai.

“Nëse shumica e britanikve vendosin për shkëputje, atëherë kjo eshtë votë kundër një tregu të përbashkët. Nëse votojnë për të mbetur, atëherë ata janë pjesë e tregut. Por, ne duhet respektuar sovrani e Britanisë,” ka thënë ai, njofton The Guardian.

Tregu i vetëm – në të cilin Zvicra ka qasje edhe pse nuk është pjesë e BE-së – garanton lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve brenda bllokut të shteteve evropiane.

Këtë muaj, në Britani pritet të mbahet një referendum ku do të vendoset nëse Britania do të qëndrojë apo largohet nga BE-ja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here