Inaugurohet fabrika e kërpudhave në Mitrovicë – mbi 200 të punësuar

0
115

Është inauguruar sot Fabrika e kërpudhave në Mitrovicë, që ishte një prej premtimeve kryesore të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Kryetari i partisë së cilës i takon Bahtiri, Behgjet Pacolli, ka thënë se në fabrikë janë punësuar mbi 200 punëtorë.

Por, sipas tij, numri i punëtorëve do të rritet meqë aktualisht “kjo fabrikë sot është vetëm 20% e asaj se çka do të ndërtohet në të ardhmen e afërt në sektorin e prodhimit të kërpudhave”.

“Jam tejet i lumtur për këtë çfarë po shoh. Një prej prodhimeve më të qëlluara, që shkojnë 100% eksport,” ka thënë Pacolli në një lidhje direkte përmes Facebook-ut.

Më herët, Pacolli ishte ankuar se Qeveria e Kosovës ka penguar realizmin e këtij investimi.

“A mundeni me e marrë me mend se Qeveria e Kosovës vetëm çka ka penguar në tërë rrugëtimin e kësaj fabrike, ka bllokuar çdo mundësi dhënie ndonjë hapësire për të ngritur këtë aktivitet. Është dashtë të marrim toke me qira për të ngritur këtë veprimtari përkrah shumë hapësirave që rrinë bosh”, ka thënë para disa muajve Pacolli.

Kryetari i Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, në dhjetor të vitit të kaluar kishte premtuar se në Mitrovicë do të hapen pesë fabrika, prej tyre në vitin 2016.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here