Mali i Zi, paga mesatare në prill 499 euro

0
165

Paga mesatare bruto në muajin prill arriti në 751 euro

Paga mesatare pa taksa dhe kontribute në Mal të Zi në prill, sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare (MONSTAT), arriti në 499 euro dhe ishte për 2.3 përqind më e lartë se në muajin mars, raporton Anadolu Agency (AA).

Paga mesatare pa taksa dhe kontribute në prill, në krahasim me muajin e njëjtë vitin e kaluar, u rrit me 4.4 përqind, ndërsa në krahasim me fitimin mesatar neto të vitit të kaluar ishte 4 përqind më e lartë, në bazë të statistikave.

“Duke pasur parasysh se çmimet e konsumit në muajin prill në krahasim me muajin mars u rritën me 0.4 përqind, del se fitimi neto real në të njëjtën periudhë u rrit me 1.8 përqind”, thuhet në njoftimin e MONSTAT.

Paga mesatare bruto në muajin prill arriti në 751 euro.

Të ardhurat mesatare pa taksa dhe kontribute, në muajin prill në krahasim me muajin mars shënuan një rritje në sektorët e aktiviteteve të furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 6.4 përqind, pasuritë e patundshme 5.9 përqind, mbrojtje shëndetësore dhe sociale 4.5 përqind, industria e përpunimit 4.1 përqind, miniera dhe gurore 4 përqind, transport dhe magazinim 2.8 përqind, tregti me shumicë dhe pakicë 2.1 përqind, aktivitetet e shërbimit administrativ dhe mbështetje 1.9 përqind.

Rënia është shënuar në sektorët e ndërtimit me 2.4 përqind, veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike 0.5 përqind dhe arsim me 0.4 përqind.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here