Tiranë, mbahet forumi për projektet strategjike Shqipëri-Kosovë

0
79

Ministria e Energjisë dhe Industrisë e Shqipërisë ka zhvilluar në Tiranë forumin me temë “Projektet lider dhe modelet e reja të menaxhimit të sektorëve strategjikë Shqipëri-Kosovë”

Ministria e Energjisë dhe Industrisë e Shqipërisë ka zhvilluar në Tiranë forumin me temë “Projektet lider dhe modelet e reja të menaxhimit të sektorëve strategjikë Shqipëri-Kosovë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë forum ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të të dy vendeve, si Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, ministri i Energjisë dhe Industrisë i Shqipërisë, Damian Gjiknuri, përfaqësues të shoqatave të biznesit, diplomat të huaj, etj.

Gjiknuri në fjalën e tij u shpreh se projekti për interkonjeksionin Shqipëri-Kosovë është me rëndësi për Shqipërinë.

“Korridori i Jugut është një projekt për sigurinë energjetike. Ai është një projekt europian. Korridori i Jugut është një mundësi e re për Shqipërinë. Kosova nuk do të mbetet jashtë zhvillimit rajonal dhe Kosova do të jetë pjesë e Korridorit të Jugut. Kemi bërë një studim fizibiliteti Shqipëri-Kosovë dhe ky korridor është një projekt për sigurinë e investimeve”, u shpreh Gjiknuri në fjalën e tij.

Ministri Gjiknuri u shpreh gjithashtu se tashmë sektori i energjisë po ecën me hapa të sigurtë dhe ka theksuar se qeveria është e vendosur për më shumë investime.

Ndërkohë kujtojmë se mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës është planifikuar një mbledhje e përbashkët në fillim të qershorit, ku pritet të diskutohet për realizmin e marrëveshjes të nënshkruar në mbledhjen e fundit të përbashkët dhe për ecurinë e projekteve strategjike të përbashkëta

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here