Shqipëri – Heqja e ekskluzivitetit të Rinasit i hap rrugën investimeve

0
95

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ai i Financave, Arben Ahmetaj dhe ajo e Ekonomisë, Milva Ekonomi, vlerësuan sot se heqja e ekskluzivitetit të fluturimeve kompanisë “Tirana Airport Partners” i hap rrugë investimeve të reja.

Tre ministrat paraqitën në komisionin e Ekonomisë marrëveshjen e nënshkruar një muaj më parë.

Marrëveshja bazë e lidhur në datë 15 tetor të vitit 2004, në nenin 2.3 të saj, kishte parashikuar që për një afat 20-vjeçar koncesionari kishte të drejtën e ekskluzivitetit për të gjitha fluturimet ndërkombëtare. Pas një periudhe 2-vjeçare negociatash me TIA-n, ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe ajo e Ekonomisë arritën në një marrëveshje për heqjen e ekskluzivitetit. Në këmbim të heqjes së ekskluzivitetit, kësaj marrëveshje i është zgjatur afati me dy vite.

Thelbi i këtij ndryshimi është heqja e ekskluzivitetit të koncesionarit për një rreze veprimi rreth 100 kilometra në vijë ajrore. Në këtë rreze veprimi 100 kilometra vijë ajrore, përjashtohen aeroporti i Kukësit dhe aeroporti i Vlorës. Pra këto dy aeroporte quhen aeroporte të përjashtuara.

Por deputetët e opozitës thanë se qeveria nuk ka negociuar asgjë për ofrimin e çmimeve më të lira për qytetarin, ndërsa nuk ka një afat të caktuar se kur do të bëhet e mundur hapja e dy aeroporteve, atij të Kukësit e Vlorës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here