AKP e qet në shitje Pallatin i Rinisë

0
118

Pallati i Rinisë Kulturës dhe Sporteve, ish – Boro dhe Ramizi, shumë shpejt do të dalë në shitje. Vendimin për ta futur në likuidim këtë ndërmarrje e ka marrë Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Sipas disa informacioneve merret vesh se kjo po bëhet për shkak të borxhit prej rreth 3 milionë eurosh ndaj ish- depoistëve (shfrytëzuesve të depove në Pallatin e Rinisë).
Bordi i AKP-së në mbledhjen e mbajtur me datën 28.04.2016 ka vendosur që ta likuidojë Ndërmarrjen Shoqërore “Pallati i Rinise Kulturës dhe Sporteve” ish Boro dhe Ramizi.

“Arsyeja e vendosjes se Ndërmarrjes në Likudim ishte borxhi në vlerë prej rreth 3 milionë euro ndaj ish depoisteve (shfrytëzuesve të depove në Pallatin e Rinisë) të cilët u dëmtuan në Rastin e djegës se Pallatit ne vitin 2000, me ç’rast Gjykata nxori fajtor Pallatin e Rinise dhe e detyroj te kompensoj demin ndaj paditësve ne ketë rast Kreditoreve”, thuhet në njoftimin.

Me vendosje në likuidim do të ndërpriten marrëdhëniet e punës te gjithë punëtoreve dhe do te pezullohen te gjitha aktivitetet e Pallatit, deri ne një vendim te radhës nga Autoriteti i Likuidimit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here