Obama mbërrin në Gjemani për të diskutuar tregtinë e lirë me BE-në

0
67

Presidenti Barack Obama ka mbërritur në Gjermani për të filluar bisedimit për një pakt të tregtisë trans-atlantike.

Obama zbarkoi në Hannover të dielën pasdite. Ai është në krye të një delegacioni të udhëheqësve të biznesit amerikanë të cilët do të marrin pjesë në Hannover Messe, panairi më i madh në botë për tregti dhe teknologji industriale, raporton usnews.

Obama do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel, para hapjes së panairit. Presidenti pritet të shfrytëzojë këtë vizitë për të diskutuar një marrëveshje për tregti trans-atlantike, e cila ka për qëllim tregtinë e lirë mes Amerikës dhe BE-së.

Në intervistat e mëparshme Obama ka thënë se do të duhen deri në 10 vite që një bashkëpunim tregtar i tillë të arrihet dhe se beson se negocimi me Britaninë e madhe do të ishte më i vështiri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here