Sivjet përfundon ndërtimi i ujësjellësit për 14 fshatra të Malishevës

0
80

Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, ka pritur sot drejtuesit e Hidroregjionit Jugor dhe ata të DIC-së, si implementues të programit qeveritar zviceran, për ndërtimin e ujësjellësit për 14 fshatra të Komunës së Malishevës, nga ujëmbledhësi i Senikut.

Në këtë takim u tha se hartimi i projektit final ka përfunduar dhe nga fundi i majit pritet edhe fillimi i implementimit, transmeton Koha

Sipas projektit, planifikohet të ndërtohet rrjeti i ujësjellësit, i gjatë rreth 120 kilometra, për 14 fshatra, me mbi 20 mijë banorë, i cili do të kushtojë mbi 1.1 milion euro dhe financohet nga zviceranët.

Prfaqësuesi i Dorsch International Consultants, Alan Brown, si implementues i projektit të qeverisë zvicerane në Kosovë për ndërtimin e sistemeve të ujësjellësve, u shpreh i kënaqur, që kanë arritur në këtë fazë të këtij projekti.

Në këtë takim u bë e ditur se edhe projekti i rehabilitimit të 11 ujësjellësve ekzistues, për Komunën e Malishevës, është në fazat e tenderimit dhe sipas përfaqësuesve të Hidroregjionit Jugor, edhe ky projekt pritet të përfundojë brenda këtij viti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here