Kompania e afërt me PDK’në fiton tenderin disa milionësh për renovimin e stadiumit

0
216

Tenderin për renovimin e Stadiumit të Prishtinës që kap vlerën 3 milionë e 843 mijë euro e kanë fituar dy kompani. Këto kompani njihen edhe se janë të afërta me Patinë Demokratike të Kosovës.
“Al Trade dhe N.P. Izolimi” kanë fituar kontratën për renovimin stadiumit të Prishtinës. Njoftimi ka dal na faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP).

Këto dy kompani do të kryejnë punën për Renovimin e Stadiumit Ekzistues në Prishtinë sipas projektit të hartuar nga MKRS-ja në bazë të Detyrës Projektuese të hartuar nga Komuna e Prishtinës.

Investitor janë Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës në bashkëfinancim. Ministria e Kulturës financon 75 për qind të projektit dhe Komuna e Prishtinës 25.

Projekti është planifikuar që të realizohet gjatë vitit 2016 dhe 2017 në bashkëfinancim me Komunën e Prishtinës.

Nësë nuk ka ndonjë ankesë nga palët e ka kënaqura gjatë procesit të prokurimit, atëherë kontrata mes Autoriteti Kontraktues dhe kompanisë fituese pritet të nënshkruhet më 27 prill të këtij viti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here