Itali, dështon referendumi për platformat e naftës

0
59

Qendrat e votimit ishin hapur nga ora 7 deri në ora 23, por se nga 50 milionë votues të regjistruar në votime morën pjesë vetëm 32 përqind.

Për shkak të pjesëmarrjes së ulët nuk do të pranohen rezultatet e referendumit të mbajtur dje në Itali, ku votuesit janë përgjigjur në pyetjen nëse ata duan të shfuqizojnë ose të mbetet leja për eksploatimin e pakufizuar të naftës dhe gazit në platformat ekzistuese në detrat italiane, raporton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e koalicionit e kryeministrit italian Matteo Renzi në dhjetor të vitit të kaluar ka miratuar masa legjislative me të cilat në zonën e 12 kilometrave të bregdetit nuk do të hapen platforma të reja të naftës, por se ato ekzistuese mund të nxjerrin naftë dhe gaz nga deti pa kufizime kohore.

Me iniciativën e lëvizjes për mbrojtjen e mjedisit dhe opozitës dje në Itali është mbajtur një referendum mbi lejen e eksploatimit të pakufizuar të platformave ekzistuese, por në qendrat e votimit nuk dolën 50 përqind të votuesve të regjistruar, dhe referendumi u shpall i pavlefshëm.

Qendrat e votimit ishin hapur nga ora 7 deri në ora 23, por se nga 50 milionë votues të regjistruar në votime morën pjesë vetëm 32 përqind.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here