“Trepça” thyen rekordin e prodhimit

0
86

Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, i ka thënë “Zërit” se në 3-mujorin e parë të vitit 2016 është thyer rekordi sa i përket prodhimit të koncentratit të zinkut dhe plumbit, pas që ka tejkaluar prodhimin e tremujorëve të parë të të gjitha viteve paraprake.

Ai tha se deri më 13 maj Qeveria do ta procedojë në Kuvendin Ligjin për “Trepçën”

Ndonëse çështja e “Trepçës” ndodhet në fokus të të gjitha institucioneve të shtetit të Kosovës, dhe të atyre të Serbisë, prodhimi në tre muajt e parë të këtij viti ka shënuar rritje, madje edhe është thyer rekordi i viteve të mëparshme.

Ndonëse gjiganti kosovar akoma përballet me probleme të njëjta, sikurse në vitin e kaluar, sidomos me moszgjidhjen e statusit të saj, minatorët vazhdojnë ta bëjnë punën e tyre të jashtëzakonshme për të nxjerrë xehen. Ata kishin pakënaqësi, të cilat i kishin shprehur edhe më përpara, por tani të gjithë i janë kthyer punës dhe angazhimit maksimal.

Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, i ka thënë “Zërit”, të premten, se në 3-mujorin e parë të vitit 2016 është thyer rekordi sa i përket prodhimit të koncentratit të zinkut dhe plumbit, pas që ka tejkaluar prodhimin e tremujorëve të parë të të gjitha viteve paraprake. Sipas tij, kjo është bërë falë angazhimit maksimal të minatorëve dhe të të gjitha strukturave të “Trepçës”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here