Për katër muaj suspendohen 8 doganier

0
75

Dogana e Kosovës, ka njoftuar sot se ka suspenduar dy oficer doganor për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale falsifikim i dokumentit zyrtar e sanksionuar me nenin 434 të Kodit Penal të Kosovës.

E numri i doganierëve që janë suspenduar prej janarit të vitit 2016 deri më tani për shkak se kanë keqpërdorur pozitën e tyre, është tetë, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës.

Para këtyre të suspenduarve sot, me 3 mars, nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, më saktë lëshimin në rastin e doganimeve të mallrave për import, Dogana e Kosovës kishte suspenduar dy oficerë në pikët kufitare të Merdares.

Ndërsa me 15 prill, Dogana ka thënë se ka suspenduar dy doganier të tjerë.

“Pas dyshimeve fillestare, njësitet e doganës për hetimeve të brendshme kanë filluar një hetim lidhur me këtë rast dhe njëkohësisht kanë kontaktuar me prokurorinë kompetente dhe në bashkëpunim me prokurorinë janë zhvilluar hetimet penale”, thuhet në komunikatën e Doganës.

Me urdhër të prokurorit janë hapur hetimet dhe është ushtruar kallëzim penal ndaj oficerëve doganor të dyshuar.

“Oficerët doganor dyshohen se nuk kanë përmbushur detyrat në mënyrën e përcaktuar sipas legjislacionit të aplikueshëm nga Dogana e Kosovës dhe Kodit të etikës”, thuhet në komunikatë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here