Gjysma e kosovarëve pa punë, zyrtarët me nga gjashtë punë

0
155

Derisa gati gjysma e qytetarëve janë të papunë në Kosovë, ka të tjerë që janë të “aftë”, që të mbajnë me nga dy, tri e deri në gjashtë vende të punës. Janë këta ministra, zëvendësministra, deputet e zyrtarët tjerë të lartë të shtetit.
Sipas Agjencisë Kundër korrupsionit nga numri i përgjithshëm i formularëve të pranuar gjatë periudhës raportuese janë identifikuar zyrtarë të lartë të cilët ushtrojnë apo mbajnë dy e më shumë funksione/pozita, shkruan Gazeta Fjala.

Pavarësisht numrit të lartë sipas AKK-së kjo dukuri në aspektin ligjor nuk përbën vepër penale, por mund të paraqet rrezik potencial të burimit të konfliktit të interesit.

Nga kjo 1 mijë e 552 zyrtarë të lartë publik mbajnë më tepër se një vend të punës. Me nga dy pozita janë 1mijë e 184 zyrtarë, me 3 pozita janë 321 zyrtarë, me 4 pozita janë 35 zyrtarë. Por kjo nuk është e gjitha. Kosovarët po del të jenë të zot të mbajnë edhe nga 5 e 6 pozita të punës, shkruan Gazeta Fjala.

Sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit janë hiç më pak se 8 zyrtarë që mbajnë nga 5 pozita të punës, e ndërkaq janë 4 zyrtarë të tjerë që kanë nga 6 pozita të punës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here