Avdullah Hoti mund të jetë shkaktari i prishjes së koalicionit në mes PDK-së dhe LDK-së

0
383

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, po del të jetë shkaku kryesor që mund t’i vije fundi një bashkëqeverisje në mes dy partive më të mëdha në vend, PDK-së dhe LDK-së.
Indeksonline merr vesh se deputetët e PDK-së janë të pakënaqur me vendimet e ministrit Hoti që i ka ndërruar pozitat e njerëzve të afërt të PDK-së në Doganat e Kosovës dhe Adminitstratën Tatimore.
Grupi Parlamentar i PDK-së, siç merr vesh Indeksonline, do të kërkojë shkakrimin e Avdullah Hotit për emërimet që i ka bërë në ATK dhe Dogana, që po konsiderohen si në shpërputhje me marrëveshjen politike që kanë pasur këto dy parti.
“Në PDK ka shumë të pakënaqur me këto vendime, dhe kanë kërkuar edhe prishjen e koalicionit”, ka thënë një burim për Indeksonline./kohaislame

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here