Pas vendimit të FED, rritet çmimi i naftës bruto

0
133

Ministri i Naftës së Katarit, Muhammed bin Salih es-Sade, në një deklaratë të bërë ditën e djeshme tha se vendet e OPEC do të mblidhen më 17 prill në kryeqytetin e këtij vendi

 

STAMBOLL (AA) – Çmimi i naftës bruto i tipit Brent ka kaluar në rritje, duke kapur shifrën e 41.18 dollarësh amerikanë, pas vendimit të Bankës Qendrore Amerikane (FED) si dhe lajmit se vendet prodhuese të naftës do të mblidhen më 17 prill, raporton Anadolu Agnecy (AA).

Ministri i Naftës së Katarit, Muhammed bin Salih es-Sade, në një deklaratë të bërë ditën e djeshme tha se vendet e OPEC do të mblidhen më 17 prill në kryeqytetin e këtij vendi.

Kjo deklaratë, vendimi i FED për mos rritjen e normës së interesit si dhe rënia e dollarit në bursat ndërkombëtare çoi në rritjen e çmimit të naftës bruto.

Ndërkohë ditën e djeshme nafta bruto e tipit Brent në bursën e Stambollit ishte në kuotat e 39 dollarëve dhe në mbyllje të seancës së dytë të bursave ajo kaloi cakun e quajtur nga analistët si kritik, kuotën e 40 dollarësh duke arritur në vlerën e 40.23 dollarë.

Ndërkohë Nafta bruto e cila hapi ditën e sotme në kuotën e 40.40 dollarësh gjatë kësaj dite ka parë edhe vlerën më të lartë atë të 41.20 dollarë.

Analistët pohojnë se kjo rritje është e pritshme pas vendimit për mbledhjen e vendeve të OPEC si dhe vendimeve të FED mbi normën e interesit, gjë e cila çoi në rënien e lehtë të dollarit amerikan.

Nafta burto e tipit Brent që prej 7 dhjetorit të vitit të kaluar është në kuotat më të larta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here