Përkundër të gjithave, ekonomia e Turqisë, prapë shënoi rritje prej 4 përqind

0
73

Instituti i Statistikave të Turqisë (TÜİK), publikoi të dhënat e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) për tremujorin e tretë të vitit.

Sipas këtyre të dhënave, me metodën e prodhimit të produktit të brendshëm bruto në tremujorin e tretë të vitit sipas të njëjtës periudhë të një viti më parë në çmimet konstante është shënuar një rritje me 4 përqind në vlerën 34 miliardë e 934 milionë lira, ndërsa me çmimet e aktuale ka treguar rritje me 12.1 përqind në vlerën 581 miliardë e 637 milionë lira.

Në periudhën 9 mujore të këtij vitin në krahasim me të njëjtën periudhë të viti të kaluar me çmimet konstante në prodhimin e brendshëm bruto është shënuar një rritje me 3.4 përqind në vlerën 97 miliardë e 245 milionë lira, ndërsa me çmimet e aktuale ka treguar rritje me 11.1 përqind në vlerën 1 trilionë e 445 miliardë e 614 milionë lira.

Vlera totale e shtuar e aktiviteteve që përbëjnë sektorin e bujqësisë, në tre mujorin e tretë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar me çmimet konstante ka shënuar një rritje me 11.1 përqind në vlerën 5 miliardë e 289 milionë lira, ndërsa me çmimet aktuale në vlerën 65 miliardë e 710 milionë lira me një rritje prej 20.1 përiqnd.

Vlera totale e shtuar e aktiviteteve që përbëjnë sektorin e industrisë në të njëjtën periudhë ka shënuar një rritje ku me çmimet konstante ka shënuar një rritje me 1.5 përqind në vlerën 10 miliardë e 364 milionë lira, ndërsa me çmimet e tanishme ka treguar rritje me 7.5 përqind në vlerën 112 miliardë e 917 milionë lira.

Vlera totale e shtuar e aktiviteteve që përbëjnë sektorin e shërbimeve, për periudhën në fjalë me çmimet konstante ka shënuar një rritje me 5 përqind në vlerën 19 miliardë e 783 milionë lira, ndërsa me çmimet e tanishme ka treguar rritje me 11.2 përqind në vlerën 283 miliardë e 360 milionë lira.

Ekonomistët të cilët kanë marrë pjesë në “Anketën e pritshmërive të rritjes” të AA Finans, në tremujorin e tretë të vitit kanë patur pritshmëritë për një rritje me mesatare prej 2.7 përqind.

Ekonomia turke në tremujorin e parë të vitit 2015 shënoi një rritje me 2.5 përqind dhe në tremujorin e dytë një rritje me 3.8 përqind. Ndërsa në tërë vitin e kaluar kishte shënuar një rritje me 2.9 përqind.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here