Prodhimi i bio karburanteve

0
135

Bashkimi Evropian do të vendosë kufizime në shfrytëzimin e karburanteve bio nga drithërat për shkak të frikës se se ato nuk janë të pranueshme në aspektin ekologjik sikur që më parë ishte menduar, për arsye se prodhimi i karburanteve bio zvogëlon prodhimin e ushqimit, transmeton Reuters duke u thirrur në projektin e ligjit të ri të UE.

Projektligji, të cilin pritet ta miratojnë anëtaret e vendeve të UE dhe Parlamenti Evropian, paraqet kthesë të fuqishme në politikën e deritanishme të UE lidhur me karburantet biio. Plani i Komisionit Evropian përfshinë ndërprerjene të gjitha subvencioneve për karburantet bio, të prodhuara nga drithërat, pasi që më 2020 skadon legjislacioni i tanishëm, që paraqet goditje të fuqishme për sektorin i cili vlen 17 miliardë euro në vit.

“Komisioni mendon se në periudhën pas vitit 2020 karburantet duhet të marrin subvencione vetëm nëse kontribuojnë në zvogëlimin e dukshëm të kopshteve të mbuluara si dhe nëse nuk prodhohen nga drithërat që janë dedikuar për ushqim të kafshëve dhe të njerëzve” – thuhet në projektin që Rueters e ka parë.

Zëdhënsja e Komisionit Evropian nuk ka dashur të komentojë detajet e projektit. Ndërrimi i politikës së UE për karburantet bio vjen pasi që studimet shkencore kanë shprehur dyshimin se karburanti bio i prodhuara nga drithërat ndjeshëm zvogëlon emetimin e gazrave serra në krahasim me karburantet konvencioanle.

Ndryshimin gjithashtu e ka ndihmuar edhe të vjelat e dobëta të këtij viti që ka ndikuar në rritjen e çmimit të ushqimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here